Me Agim Veliun Ministër, LDK qysh në start e godet Albin Kurtin

Isa Mustafa ka bërë një tjetër lëvizje taktike, në raport me Albin Kurtin, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e caktuar Agim Veliun si Ministër të Punëve të Brendshme. Mustafa e ka goditur që në start Kurtin, duke ia dërguar në kabinetin qeverisës Agim Veliun, për të cilin vetëm simpati nuk […]

Mustafa e ka goditur që në start Kurtin, duke ia dërguar në kabinetin qeverisës Agim Veliun, për të cilin vetëm simpati nuk gëzojnë në Vetëvendosje.

Agim Veliu pritet të jetë Ministër i Punëve të Brendshme, një ministri kjo që e kishte kërkuar me ngulm Vetëvendosje dhe që ishte bërë “mollë sherri” në negociatat për koalicion mes Isa Mustafës e Albin Kurtit.

Ky hap i Mustafës konsiderohet si mesazh i fortë për Kryeministrin Kurti, se nuk do të lejohet dominimi i tij në Qeveri, por se do të ketë punë me dikë që njihet si njeri i fortë dhe për fuqinë që ka në LDK dhe në terren.

Agim Veliu ishte zëri i vetëm brenda LDK-së që ka kundërshtuar koalicionin me Vetëvendosjen, duke insistuar se ndarja e pushtetit mes dy partive duhej ta balanconte vullnetin qytetar të shprehur më 6 tetor në zgjedhjet e përgjithshme.

Ditë më parë, duke komentuar deklarimin e Nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i cili qe shprehur pesimist për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me VV-në, Albulena Haxhiu pat deklaruar se “qëndrimet e Agim Veliut tashmë i dimë”.

“Ne nuk po e presim qëndrimin e Agim Veliut, por të Këshillit Drejtues”, ishte shprehur ajo.

Nëse Agim Veliu zgjidhet Ministër, Podujeva do të shkojë në zgjedhje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?