Matoshi i reagon Kurtit: Heqja e tarifës e rikthen Kosovën në epokën e kolonializmit të tregut të saj

Ish këshilltari politik i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit, ku ky i fundit tha se do ta heq taksën ndaj Serbisë. Matoshi tha se heqja e tarifës e rikthen Kosovën në epokën e kolonializmit të tregut të saj. Ai ka treguar se me vendosjen e kësaj tarife ndaj mallrave serbe, […]
Matoshi tha se heqja e tarifës e rikthen Kosovën në epokën e kolonializmit të tregut të saj.
Ai ka treguar se me vendosjen e kësaj tarife ndaj mallrave serbe, shtetit të Serbisë i janë shkaktar 500 milionë euro humbje në vit.
Ja reagimi i plotë:
Heqja e tarifës e rikthen Kosovën në epokën e kolonializmit të tregut të saj…
– Me tarifën 100% ndaj mallnave të Serbisë, Ramush Haradinaj ka ruajtur resurset nacionale, Trepça 100% e Kosovës, kurse tregu i lirë është ndarë nga epoka e kolonializmit serb.
– Serbisë i janë shkaktu 500 milionë euro humbje në vit (e konfirmumr nga vet zyrtarët serbë);
Suspendimi i tarifës, pa njohje nga shteti serb (ose pa asnjë kundërvlerë, ulësja në OKB dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar) dhe në vlugun e anmiqësisë kundër Republikës sonë, çon pashmangshëm në kthimin e Kosovës më 16 shkurt, 2008 – nji ditë para pavarësisë, që realisht âsht mësymje e Serbisë që rrafsh 12 vjet!
Reciprociteti âsht hajgare kur dihet se eksporti vjetor i Serbisë në Kosovës është 500 milionë euro, ndërsa i Kosovës në Serbi 20 milionë euro.