Maskat për mbrojtje nga koronavirusi shiten në “merr jep”

Frika nga koronavirusi ka mobilizuar kosovarët që të pajisen me maska mbrojtëse. Madje, nëpër barnatoret e vendit vështirë se mund të gjenden të tilla. Por, dikush duket se po i shet ato online, sidurisht me çmim më të lartë Çmimi i një maske i cili fillimisht varionte 20 deri në 25 centë nëpër barnatoret kosovare […]

Çmimi i një maske i cili fillimisht varionte 20 deri në 25 centë nëpër barnatoret kosovare tash është rritur në 2 dhe 3 euro. Por edhe me këtë çmim maskat mbrojtëse për mbulimin e rrugëve të frymëmarrjes vështirë se po mund të gjenden nëpër barnatoret e Prishtinës.

Periskopi dje gjatë ditës ka qëndruar në disa nga barnatoret e kryeqytetit. Në shumicën prej tyre, përpos një rasti, maska nuk ka pasur.

E tashmë ka filluar publikimi i shpalljeve online për shitjen e maskave mbrojtëse.

Në faqen për shitblerje “MerrJep”, dikush ka publikuar maska për të cilat ka caktuar çmimin 1 euro.

Maskat e publikuara në “MerrJep”, në barnatore kanë çmimin 20 centë.

Derisa në barnatore ka mungesë të tyre, personi që ka publikuar shpalljen për shitjen e maskave, duket se është furnizuar mjaftueshëm.

Ndërkohë në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me virusin e ri, i cili ka marrë edhe emrin zyrtar COVID-19, e që besohet se e ka origjinën në Kinë.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, kosovarët janë alarmuar javëve të fundit rreth përhapjes dhe pranisë së koronavirusit. Vetëm gjatë ditëve të fundit rreth dhjetë personave u janë bërë analizat me dyshimet për koronë. Por fatmirësisht, të gjitha këto raste kanë rezultuar negative.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?