Marrëveshja VV-LDK: Këto janë tri çështjet që ende ndajnë dy partitë e reja qeveritare

Marrëveshja VV-LDK: Këto janë tri çështjet që ende ndajnë dy partitë e reja qeveritare

Sot në mëngjes, Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Isa Mustafa i LDK-së deklaruan që kishin finalizuar marrëveshjen për koalicion qeveritar, pas hiç më pak se 3 muaj e 26 ditësh negociata. Por, edhe pse Kurti do të votohet nesër si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës bashkë me ministrat, ashtu siç do të votohet […]

Por, edhe pse Kurti do të votohet nesër si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës bashkë me ministrat, ashtu siç do të votohet edhe Vjosa Osmani si kryetare e re e Kuvendit, ka tema të hapura që e rrezikojnë mbijetesën e qeverisë së re.

Programi

Gjashtë takime negociatore kishin mjaftuar që Vetëvendosje dhe LDK t’i harmonizonin programet e tyre qeverisëse.

Por, zyrtarë të lartë nga të dyja partitë në mënyrë të përsëritur në medie kanë deklaruar se në fakt, shumë çështje programore janë lënë të hapura.

Dakordimi mes këtyre dy partive është vetëm 90 për qind edhe sa i përket programit, dhe telashe të shumta pritet të ketë Kurti gjatë periudhës qeverisëse nëse nuk arrin të merret vesh me kryetarin e LDK-së, z.Mustafa gjatë ditëve në vijim.

Mos-harmonizimi i plotë programor mund të jetë një çështje e lënë qëllimshëm e hapur nga Mustafa, i cili edhe pse nuk do të jetë formalisht pjesë e Qeverisë Kurti, në të vërtetë do të ketë rol tepër të rëndësishëm në të – duke qenë njeriu kryesor i partnerit të dytë qeveritar.

Presidenti

Periskopi mori vesh mbrëmë nga burimet e saj se LDK-ja do ta propozonte znj.Vjosa Osmani për kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së pritur të Glauk Konjufca.

Por, znj.Osmani për të marrë këtë pozitë ka pasur një kusht shumë të rëndësishëm e domethënës: mandati i saj në krye të kuvendit nuk do të jetë vetëm një-vjeçar.

LDK i kishte propozuar fillimisht VV-së që të kishte pozicionin e kryetarit të Kuvendit vetëm për një vit, dhe më pas ta kthente atë te VV-ja për të marrë pozitën e presidentit. Por, mësohet që Osmani e ka ndaluar këtë proces ndërrimi pozitash, duke kërkuar që postin e kryetares së Kuvendit ta çojë deri në fund.

Deri në fund mund të mos nënkuptojë katër vite, e megjithatë, nënkupton qartë e prerë deri në përfundimin e qeverisë Kurti.

Kjo nënkupton se çështja e presidentit është e hapur mes të dyja partive, me Vetëvendosjen që kërkon një figurë unifikuese si kryetar shteti ndërsa LDK-ja ka kërkuar një figurë nga partia e saj.

Kjo komplikon edhe çështjet brenda-partiake në LDK ku vazhdohet lufta politike për pas-ardhësin e z.Mustafa.

Më herët mendohej se me marrjen e pozitës së presidentit, Mustafa do të largohej nga kreu i LDK-së për t’i lënë këtë pozitë znj.Osmani. Por, Mustafa ka hequr dorë nga ambicia për president të vendit, ndërkohë që Osmani do ta kërkojë mandatin për kryetare të partisë vetëm pas përfundimit të mandatit të z.Mustafa në vitin 2023.

Dialogu

Megjithëse të dyja partitë kanë qenë krejtësisht në akord sa i përket dialogut me Serbinë, ardhja e të dërguarit special të Trumpit, z.Richard Grenell, ka komplikuar gjërat në përmasa të frikshme.

Tashmë Grenell ka nisur të bëj marrëveshje me Serbinë në emër të Kosovës, dhe megjithëse LDK ka mbështetur një veprim të tillë, Vetëvendosje është radikalisht kundër edhe pse deri tash ka heshtur.

Marrëveshjet e ardhshme dhe sidomos hapja e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë pas heqjes së taksës për importet serbe, pritet t’i përkeqësojnë gjërat në mënyrë të pashmangshme nëse VV do të ruajë qëndrimet e mëparshme të saj. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?