Marrëveshja e përçudshme për bashkëqeverisje mes VV-së dhe LDK-së (Dok)

Albin Kurti pritet të votohet sot si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo marrëveshje dje nuk u bë publike nga çehrengrysurit, Mustafa e Kurti, të cilit kishin qenë në negociata për 3 muaj e 26 ditë. Marrëveshja […]
Marrëveshja në fjalë tashmë është publike dhe e cila pritet të formësohet në një program qeverisës për një mandat katër vjeçar.
Disa prej këtyre pikave, z.Kurti i ka folur edhe në ekspozenë e tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.
Një pikë interesante është edhe ajo që tregon se në marrëveshje është Isa Mustafa ai që do të pyetet për shkarkimin eventual që mund të kërkojë Kurti për ndonjë prej ministrave të LDK-së.






















