Manxhuka: Opinioni ligjor u nxor nga Zyra e Kryeministrit, e jo nga Zyra Ligjore e Kryeministrisë

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj lajmit të publikuar me titull ‘Zyra Ligjore e Kryeministrit e mohon se qëndron prapa opinionit ligjor që paraqiti dje kryeministri’. Periskopi ka shkruar sot se Zyra Ligjore e Kryeministrit e ka mohuar të ketë dhënë opinionin e saj në letrën përmes të cilës kryeministri Kurti njoftonte […]
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj lajmit të publikuar me titull ‘Zyra Ligjore e Kryeministrit e mohon se qëndron prapa opinionit ligjor që paraqiti dje kryeministri’.
Periskopi ka shkruar sot se Zyra Ligjore e Kryeministrit e ka mohuar të ketë dhënë opinionin e saj në letrën përmes të cilës kryeministri Kurti njoftonte kryetaren e Kuvendit për një marrëveshje ‘sekrete’ të ish kryeministrit Hashim Thaçi me shefin e NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Por, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka ka reaguar përmes Facebook-ut duke thënë se ‘ Opinioni ligjor i Zyrës së Kryeministrit dhe opinioni i Zyrës Ligjore të Kryeministrisë, janë dy gjëra të ndryshme’./Periskopi/












