Manastirliu: 6 raste të dyshuara dolën negative në Shqipëri

Manastirliu: 6 raste të dyshuara dolën negative në Shqipëri

Task Forca e Ministrisë së Shëndetësisë u mblodh të hënën paradite në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, në lidhje me masat e marra për parandalimin e koronavirusit. gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh fillimisht se në këtë situatë kërkohet përgjegjshmëri dhe racionalitet, duke mos i lënë vend panikut. Ajo tha […]

Task Forca e Ministrisë së Shëndetësisë u mblodh të hënën paradite në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, në lidhje me masat e marra për parandalimin e koronavirusit. gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh fillimisht se në këtë situatë kërkohet përgjegjshmëri dhe racionalitet, duke mos i lënë vend panikut. Ajo tha se Shqipëria është e përgatitur në të gjitha kapacitetet e saj për të përballuar situatën, pasi sipas Manastirliut, në vend ka ekspertë në të gjitha fushat e shëndetit publik.

“Përballja me një virus të tillë na bën të jemi të përgjegjshëm dhe të ecim me transparencë për të gjitha masat që kemi marrë. Komunikimin me publikun e kemi thelbësor për të shmangur çdo dezinformim. Është koha të bazohemi në fakte dhe të mos përhapim panik. Kemi ekspertët më të mirë të ISHP, të kujdesi shëndetësor, që po ndjekin hap pas hapi planin e veprimit të miratuar nga taskforca. Dua këtu t`ju ftoj si media për t`iu patur bashkëpunëtor në një situatë ku nuk kërkon panik por kërkon përgjegjësi, transparencë dhe racionalitet”, ka deklaruar ministrja.

Më tej, Manastirliu tha se të gjitha strukturat shëndetësore janë në gatishmëri. Ajo theksoi se në Shqipëri deri në tani nuk është evidentuar asnjë rast me koronavirus. Sipas Manastirliut, 6 raste të dyshuara në vend, pas analizave nga Instituti i Shëndetit Publik, rezultuan negativ. Ajo tha se në të gjitha pikat kufitare janë shtuar masat dhe kontrollet, ku vetëm gjatë ditës së diel janë kontrolluar mbi 4500 udhëtarë.

“Të gjitha strukturat e shtetit janë në gatishmëri për tu përgjigjur për punën që ne po bëjmë. Është normale të kesh shqetësim në këtë situatë, por paniku nuk duhet të na zërë arsyen. Ne do të jemi të hapur, unë personalisht jam transparente për ta administruar këtë ngjarje siç kemi përballuar situata të tjera. Kemi treguar jo vetëm përgjegjësi por dhe profesionalizëm. Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast me koronavirus. Ju kemi informuar për rastet, ku 6 raste të analizuar nga ISHP kanë rezultuar negative. Që nga momenti që ka patur një transmetim komunitar në Itali, ne kemi dyfishuar masat në pikat e kalimit kufitar. Vetëm dje duke shtuar ekipet tona mjekësore kemi monitoruar më shumë se 4500 udhëtarë që kanë ardhur nga vendet që kanë transmetim komunitar. Vlerësimi është bërë sipas udhëzuesve të OBSH, që tashmë janë kthyer në protokolle kombëtare të punës tonë. Jemi duke ndjekur hap pas hapi situatën dhe masat janë marrë në varësi të riskut. Ne kemi qenë aktiv, të përgjegjshëm për të ndërmarrë të gjitha masat në mbrojtje të shëndetit të popullatës. Masat të cilat ne kemi shtuar kanë të bëjnë direkt me dyfishimin e inspektorëve në pikat e kalimit kufitar”, ka thënë ministrja e Shëndetësisë.

Duke mbetur te masat e marra, Manastirliu shtoi se në të gjitha pikat kufitare është dyfishuar personeli mjekësor. Ajo theksoi se po trajnohet personeli mjekësor në qendrat e kujdesit parësor shëndetësor, ndërsa tha se ka firmosur urdhrin për shtimin e kontrolleve hijeno-sanitare në sistemin arsimor.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?