Lladrovci: Seanca e nesërme Akademi Përkujtimore për kauzat e VV-së

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje pas arritjes së marrëveshjes me LDK-në. Ai përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se seanca e nesërme e Kuvendit është më shumë Akademi Përkujtimore për kauzat e VV-së nga të cilat u largua, para se të marrë qeverisjen. Ai thotë se fitimtarë të vërtetë do […]
Ai përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se seanca e nesërme e Kuvendit është më shumë Akademi Përkujtimore për kauzat e VV-së nga të cilat u largua, para se të marrë qeverisjen.
Ai thotë se fitimtarë të vërtetë do të jenë ata që i realizojnë zotimet!
Postimi i tij:
Shkruar më 0202 2020, ora 2222,
Antalya Turkye
Disa varrmihës të VV-së ma kishin përmend emrin në njëfarë njoftimi. Nuk habitem me këta keqbërës.
Sa ma marrin kaq shpesh në gojë emrin tim, këta varrmihës le të vajtojnë dështimin e vet politik. Vdekje më të rëndë politike sesa nga vardisja deri te përkulja- nuk besoj se mund të ketë.
Idealet, parimet dhe kauzat dolën mashtrim!
Seanca e nesërme e Kuvendit është më shumë Akademi Përkujtimore për kauzat e VV-së nga të cilat u largua, para se të marrë qeverisjen. Fitimtarë të vërtetë do të jenë ata që i realizojnë zotimet!












