Lista Serbe e votoi Vjosa Osmanin për kryeparlamentare

Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e re e Kuvendit të Kosovës, edhe me votat e Listës Serbe, shkruan Periskopi. 65 vota për dhe asnjë kundër si dhe asnjë abstenim, Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës. Lista Serbe ka votuar pro zgjedhjes së Vjosa Osmanit si kryetare e Kuvendit për dallim nga abstenimi […]
65 vota për dhe asnjë kundër si dhe asnjë abstenim, Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës.
Lista Serbe ka votuar pro zgjedhjes së Vjosa Osmanit si kryetare e Kuvendit për dallim nga abstenimi i tyre gjatë votimit të Qeverisë Kurti.
Kutjtojmë që emri i Osmanit u propozua nga Fatmire Mulhaxha-Kollçaku nga Vetëvendosje. Të pranishëm në sallë ishin 67 deputetë./Periskopi/












