Limaj për marrëveshjet në Munih: Kurti u fshehë pas dy drejtorëve të tij

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar në një intervistë dhënë në “Rubikon” të KTV-së, se kryeministri Albin Kurti ishte në dijeni të marrëveshjeve që u nënshkruan në Mynih javë më parë me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, për aviacionin dhe hekurudhat. Por sipas tij, Kurti zgjodhi të bëjë lojë, të […]

Limaj shtoi se Kurti fillimisht tha se nuk ishte në dijeni për marrëveshjet, kurse tash, sipas tij, thotë se i ka trajtuar ato tema.

I pari i Nismës pohoi se Kurti as nuk u mori përgjegjësinë që i takon, e as nuk e autorizoi ministrin t’i nënshkruajë ato.

“Çdo marrëveshje është draft derisa nuk nënshkruhet, e ka pasur para vetës. E ka pasur edhe ministrin Lumir Abdixhiku. Kryeministri nuk ka dashur, ministrit nuk ai ka dhënë autorizimin, e për këtë i ka dërguar dy drejtorë”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, në momentin që kryeministri e ka parë që marrëveshjet janë në shpërputhje me ligjet e Kosovës, atëherë është dashur t’i refuzojë.

“Kryeministri është dashur të marrë vendim, jo të heshtë. Ky është veprimi më i keq. Është dashur t’u jepen urdhra edhe drejtorëve, jo të heshtë. Mendoni ju se drejtorët kanë shkuar pa marrëveshje me Qeverinë? Atëherë, nëse do të ishte kështu, do të duhej të shkarkoheshin drejtorët. Kryeministri jonë po fshihet pas dy drejtorëve”, ka shtuar Limaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?