Limaj: Kurti të kërkojë falje nga të gjithë ata që me kauzat e tij të rrejshme vuajtën burgjeve e derdhën gjak

Limaj: Kurti të kërkojë falje nga të gjithë ata që me kauzat e tij të rrejshme vuajtën burgjeve e derdhën gjak

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, njëherësh lideri i kësaj partie, Fatmir Limaj ka deklaruar se në seancën e zgjedhjes së Albin Kurtit, kryeministër të Kosovës nuk pati kritika, por më tepër ishin sugjerime për të. Sipas tij, gjuha e urrejtjes nuk duhet të zë vend dhe se Kurti duhet t’i përvjelë krahët e të punojë. “Gjuha […]

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, njëherësh lideri i kësaj partie, Fatmir Limaj ka deklaruar se në seancën e zgjedhjes së Albin Kurtit, kryeministër të Kosovës nuk pati kritika, por më tepër ishin sugjerime për të.

Sipas tij, gjuha e urrejtjes nuk duhet të zë vend dhe se Kurti duhet t’i përvjelë krahët e të punojë.

“Gjuha e urrejtjes nuk duhet të zë vend më ai duhet t’i përvjelë krahët e të punojë. Kemi forcë politike qe ka refuzuar funksionimin e shtetit, e ata duhet mësu se si funksionon shteti. Nëse kemi kryeministër që mëson atëherë gjerat shkojnë sic duhet, pra kam pas këshilla apo sugjerime atë dite për Kurtin në Kuvend. Ne s’mund ta krahasojmë Albinin në pozitat udhëheqëse sepse s’ka udhëheqë asnjëherë”, tha Limaj në Blic.

Madje Limaj tha se besueshmëria e Albin Kurtit është me shumë pikëpyetje nga ajo çka ka përfaqësuar deri më tani.

“Ai pati kauza që vunë në siklet gjithë vendin deri në përplas e në gjakderdhje, kauza një prej tyre që njohu shtetin e Kosovës. Këto kauza nga të cilat hoqi dorë lehtësisht e me të cilat ka marrë vota, neve na japin dyshime për zotimet që po i jep sot në qeverisje. Nëse ai hoqi dorë nga Bashkimi Kombëtarë dhe respekton institucionet e vendit, nëse ai komunikimi me Listën Serbe e dialogun e dini cili ka qenë qëndrimi i VV-së nga të cilat kanë fituar vota është e drejtë që gjithkush të dyshojë. Kush siguron që këto s’do t’i hedhë pas, nga të cilat mori vota”, shtoi Limaj.

Madje ai tha se do të ishte korrekte nga Kurti që të kërkonte falje.

“Do të ishte korrekte të kërkojë falje nga të gjithë ata që me këto kauza të rrejshme i ka përplasur me shtetin kanë bërë sakrifica kanë vuajtur burgjeve e kanë derdhur gjak”, përfundoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?