Lajmi i fundit: Arrihet marrëveshja për koalicion mes VV-LDK

Është finalizuar marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas më shumë se 110 ditë bisedime, këto dy subjekte politike kanë arritur që të dakordohen për të qeverisur së bashku, shkruan Periskopi. Klan Kosova mëson se gjithçka është gati dhe se tani pritet vetëm që të nënshkruhet marrëveshja. Kujtojmë se zgjedhjet […]
Është finalizuar marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas më shumë se 110 ditë bisedime, këto dy subjekte politike kanë arritur që të dakordohen për të qeverisur së bashku, shkruan Periskopi.
Klan Kosova mëson se gjithçka është gati dhe se tani pritet vetëm që të nënshkruhet marrëveshja.
Kujtojmë se zgjedhjet e 6 tetorit nxorën si parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje me kandidat për kryeministër, Albin Kurtin. Ndërsa, e dyta doli Lidhja Demokratike e Kosovës që kandidate për kryeministre kishte Vjosa Osmanin./PERISKOPI/












