Kurti shkon edhe më larg se Haradinaj në raport me Serbinë: Do të vendosim reciprocitet të plotë

Mandatari për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shpalosur programin e tij politik ku ka përsëritur disa prej premtimeve të 6 tetorit. Në fund të fjalimit të tij, z.Kurti deklaroi se “do të kishte reciprocitet të plotë me Serbinë”, një masë kjo që do ta përshkallëzonte më tej raportin e Kosovës […]
Në fund të fjalimit të tij, z.Kurti deklaroi se “do të kishte reciprocitet të plotë me Serbinë”, një masë kjo që do ta përshkallëzonte më tej raportin e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe potencialisht edhe me ShBA-të.
Sidoqoftë, kjo masë reciprociteti nënkupton se Kosova do ta hiqte tarifën prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia, por do ta ndalonte plotësisht hyrjen e këtyre mallrave në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi.
Po ashtu, kjo masë reciprociteti “e plotë” do të nënkuptonte që Serbia nuk do të pranonte të ulej në tavolinën e negociatave, duke u munduar ta paraqiste Kosovën si palën destruktive te shtetet tona aleate.
Kujtojmë se më herët Kurti kishte premtuar rritjen e buxhetit për ushtrinë e Kosovës në 600 milionë për katër vite një herë, e më pas 400 milionë.
Megjithatë, Vetëvendosje në javët e fundit ka treguar se ndërron qëndrimet e saj politike. Para një muaji, mediat publikuan një fotografi ku ndodhej Xhelal Sveçla i VV-së në një tavolinë me Marko Gjuriqin e Qeverisë serbe përkundër qëndrimit se nuk do të uleshin me politikanët e Beogradit “madje edhe nëse do të kërkonin falje për krimet e kryera”. /Periskopi












