Kurti rrëfeu ndërveprimet e çuditshme me LDK-në gjatë periudhës së negociatave

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kryeministri në ardhje, z.Albin Kurti, ka rrëfyer përmes një postimi në Facebook edhe atë që ishte raportuar nëpër media, se negociatat me LDK-në kishin pasur edhe ndër-veprime të çuditshme personale. Në postimin në Facebook ai ka shkruar se gjatë këtyre negociatave “kanë qarë e kanë qeshur” me njëri-tjetrin por duke qenë […]
Në postimin në Facebook ai ka shkruar se gjatë këtyre negociatave “kanë qarë e kanë qeshur” me njëri-tjetrin por duke qenë përherë të kujdesshëm që ndërmjet tyre ndodhej një tavolinë.
Ishte raportuar se disa prej takimeve për ndarjen e pozitave mes këtyre dy partive kishte pasur edhe fjalë të rënda të lëshuara nga drejtuesit që ndodheshin nëpër takime, shkruan Periskopi.
Veçanërisht “i nxehtë” mendohet të ketë qenë takimi që parapriu takimin me ambasadorët e vendeve të Quintit.
Më tej, ai kishte deklaruar se ata “moti ishin marrë vesh,” por se tash “kishin edhe marrëveshjen” për të qeverisur së bashku.
Pikërisht inatet personale ishin raportuar se kishin qëndruar si pengesë kryesore për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeveritar.
Nga kjo marrëveshje, Vetëvendosje do të ketë pozitën e kryeministrit ndërsa LDK atë të kryetarit të Kuvendit gjë që detyron partinë e Kurtit që të djegë Glauk Konjufcën, deputetin e dytë më të votuar nga partia e tij.
Më poshtë e keni statusin e z.Kurti:
Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë.
Jemi vonë, gjithsesi. Nuk është tepër vonë, pa dyshim.
Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë.
Ju falemnderit për mbështetjen dhe durimin. Urime të gjithëve!












