Kurti me letrën e Thaçit godet edhe Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn

Kurti me letrën e Thaçit godet edhe Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që të bëjë publike një letërkëmbim të vitit 2013-të ndërmjet Hashim Thaçit, në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Por, i njëjti letërkëmbim i nënshkruar nga Thaçi ishte konfirmuar edhe nga dy kryeministrat tjera të Kosovës. Fillimisht Isa Mustafa, […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që të bëjë publike një letërkëmbim të vitit 2013-të ndërmjet Hashim Thaçit, në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Por, i njëjti letërkëmbim i nënshkruar nga Thaçi ishte konfirmuar edhe nga dy kryeministrat tjera të Kosovës. Fillimisht Isa Mustafa, në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës e kishte konfirmuar dhe miratuar këtë letërkëmbim ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Ndërsa, pas tij, të njëjtën gjë e kishte bërë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Burimet tona tregojnë se përfaqësuesit e NATO-s të njëjtën procedurë e kishin ndërmarrë edhe me kryeministrin aktual, Albin Kurtin.

Siç e thotë edhe Kurti në shkresën e tij, përfaqësuesit e NATO-s e kanë njoftuar atë me ekzistimin e atij letërkëmbimi, i cili është vetëm shprehje e vullnetit politik.

Në këtë takim, sipas burimeve tona, përfaqësuesit e NATO-s i kanë kërkuar Kurtit që të pranojë dhe miratojë këtë letërkëmbim njëjtë siç kishin bërë edhe kryeministrat paraprakë,

Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj. Kryeministri Mustafa dhe as kryeministri Haradinaj asnjëherë nuk e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Me letrën e tij, Kurti duket se nuk po përpiqet ta godasë vetëm Hashim Thaçin, por edhe Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?