Kurti me Brnabiqin, Konjufca në konferencë me Daçiqin

Kurti me Brnabiqin, Konjufca në konferencë me Daçiqin

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, po merr pjesë në Konferencën “Nga Selaniku në Zagreb”.  Në konferencë po marrin pjesë kryediplomatët e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Konjufca i ka rënë të takohet për herë të parë me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Konjufca ka njoftuar se në fjalimin e tij […]

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, po merr pjesë në Konferencën “Nga Selaniku në Zagreb”.  Në konferencë po marrin pjesë kryediplomatët e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Konjufca i ka rënë të takohet për herë të parë me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Konjufca ka njoftuar se në fjalimin e tij ka theksuar se Kosova do të bëjë reformat e nevojshme për rrugën e integrimit evropian.

Po ashtu Konjufca thotë se disa nga qëllimet e Qeverisë së re të Kosovës janë fqinjësia e mirë dhe dialogu me Serbinë.

“Kam siguruar gjithashtu se zhvillimi ekonomik dhe social, fqinjësia e mirë dhe dialogu me Serbinë janë qëllimet afatgjatë të qeverisë së re për të kontribuar dhe siguruar paqen rajonale”, ka shkruar Konjufca.

Shkrimi i plotë i Konjufcës:

Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, po marr pjesë në konferencën e nivelit të lartë lidhur me perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor “Nga Selaniku në Zagreb”, e cila po mbahet në Selanik me pjesëmarrjen e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në prani të Presidencës kroate të BE-së, Shërbimit të Jashtëm të BE dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian.

Në fjalimin e mbajtur kam theksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane si dhe përkushtimin për të vazhduar me reformat në rrugën e integrimit evropian.

Ndër tjera kam kërkuar vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në mënyre që mos të izolohet rinia nga perspektiva e saj.

Kam siguruar gjithashtu se zhvillimi ekonomik dhe social, fqinjësia e mirë dhe dialogu me Serbinë janë qëllimet afatgjatë të qeverisë së re për të kontribuar dhe siguruar paqen rajonale.

Në kuptim të zhvillimeve të reja në rrugën evropiane kam përshëndetur metodologjinë e re të aprovuar nga Komisioni si dhe kam shprehur bindjen pozitive për samitin në mes të vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkani Perëndimor në Zagreb gjatë majit 2020.

Gjatë qëndrimit në Selanik ju jam përgjigjur edhe interesimit të mediave greke për të shprehur qëndrimet e Republikës së Kosovës dhe qeverisë së re lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe qëndrimet tona sa i përket rajonit.

Kujtojmë se edhe kryeministri Albin Kurti po qendron jashtë vendit, ku po merr pjesë në Samitin e Londrës. Afër Kurtit ndodhet kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?