Kurti i kënaqur me Agim Veliun: Kam ekip shumë të mirë, do të qeverisim mbarë e mirë

Mandatari për formimin e qeverisë së Kosovës që pritet të bëhet kryeministër, Albin Kurti, ka folur për media edhe para nisjes së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës nga banesa e tij. Ai ka deklaruar se sot po institucionalizohet “ndryshimi” për të cilin votuan qytetarët më 6 tetor. Kurti ka thënë se po “materializohet” […]
Ai ka deklaruar se sot po institucionalizohet “ndryshimi” për të cilin votuan qytetarët më 6 tetor.
Kurti ka thënë se po “materializohet” vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën katër muaj më parë.
“Do të qeverisi mbarë e mirë me ekip shumë të mirë”. – deklaroi Kurti.
“Kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për seancën e sotme me ç‘rast synimi ynë është të zgjedhim qeveri të re e cila do të punojë mbarë e mirë sipas programit,”- tha ai për të shtuar më pas: “Me ekip shumë të mirë të kabinetit. Mbi të gjitha dua t’i falënderoj qytetarët që na mundësuan ditë të tillë me të cilën duam që ndryshimin e madh politik që e bënë më 6 tetor ne si përfaqësues të tyre ta shndërrojmë edhe në ndryshim qeveritar. Ta institucionalizojmë ndryshimin e shkaktuar nga vullneti i popullit”, ka thënë ai për gazetarët para seancës së Kuvendit./Periskopi












