Kurti emëron Erzen Vraniqin këshilltar politik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Erzen Vraniqi, Këshilltar Politik të tij. Me këtë rast, Kurti i uroi Vraniqi-it punë të mbarë në detyrën e re, duke shtuar se përvoja e tij politike dhe angazhimi tejet profesional i deritanishëm do të jenë të rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët politik. Vraniqi është pjesë e […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Erzen Vraniqi, Këshilltar Politik të tij.
Me këtë rast, Kurti i uroi Vraniqi-it punë të mbarë në detyrën e re, duke shtuar se përvoja e tij politike dhe angazhimi tejet profesional i deritanishëm do të jenë të rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët politik.
Vraniqi është pjesë e Lëvizjes Vetëvendose prej një kohe të gjatë dhe prej kohësh merrej me Zyrën për Media dhe informimin.












