Kurti e vodhi edhe fjalinë për integrimet në BE, Hoxhaj e kishte thënë i pari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në paraqitjen e parë ndërkombëtare në Konferencën e Sigurisë në Mynih u festua për fjalimin interesant që kishte mbajtur atje. “Fuqitë ndërkombëtare e kishin ndihmuar Kosovën që të çlirohej nga Serbia, meqë ishte e okupuar ndërsa tashmë është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova”, kishte thënë Kurti. Mirëpo, një […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në paraqitjen e parë ndërkombëtare në Konferencën e Sigurisë në Mynih u festua për fjalimin interesant që kishte mbajtur atje.
“Fuqitë ndërkombëtare e kishin ndihmuar Kosovën që të çlirohej nga Serbia, meqë ishte e okupuar ndërsa tashmë është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova”, kishte thënë Kurti.
Mirëpo, një ditë më pas, përfaqësues të opozitës e akuzuan atë se kishte vjedhur një pjesë të fjalimit nga shkrimtari Ismail Kadare.
Një tjetër fjali e kryeministrit Kurti që është duke bërë xhiro në internet është edhe ajo për integrimet Evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohet në Bashkimin evropian në të njëjtën kohë”, kishte thënë Kurti në Mynih.
Por, qysh që nga viti 2011, pikërisht këtë e kishte kërkuar ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj nëpër të gjitha takimet me përfaqësues të BE-së dhe përfaqësues të shteteve anëtare.
“Kosova dhe Serbia duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Dhe nëse kjo gjë nuk do të ndodhë, atëherë mund të ketë zhvillime të paparashikuara”, kishte thënë Hoxhaj në një intervistë për Deutsche Welle.













