Kurti: Dua ta takoj Thaçin, unë e udhëheqi dialogun me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme, ka thënë se ‘Thaçi ka bërë zotim të njëanshëm’ në marrëveshjen që u publikua sot. Ai thotë se po kërkon takim me Thaçin që të koordinohen për politikën e jashtme. “Për neve e rëndëisshne është të marrim vesh se kush e ka kërkuar një zotim të tillë. […]
Kryeministri Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme, ka thënë se ‘Thaçi ka bërë zotim të njëanshëm’ në marrëveshjen që u publikua sot. Ai thotë se po kërkon takim me Thaçin që të koordinohen për politikën e jashtme.
“Për neve e rëndëisshne është të marrim vesh se kush e ka kërkuar një zotim të tillë. Për neve nuk e dimë, a e ka kërkuar Brukseli apo Serbia. Jam përpjekur që ta takoj me Presidentin që të dakordohemi me të për politikën e jashtme, edhe më tej jam i interesuar të takohem me të. Prej 3 shkurtit Kosova ka qeveri të re, kjo Qeveri ka dalë nga populli i Kosovës. Dialogun me Serbinë do ta përgatisim mirë e me parime, atë do ta udhëheq unë. Vazhdoj të insistoj që duhet të jemi njëzëri në arenën ndërkombëtare me Presidentin dhe jo vetëm. Ky shkëmbim i letrave, midis Rasmusen dhe Thaçit, sipas opinionit ligjor të Zyrës së Kryeministrit, paraqet marrëveshje ndërkombëtare. Fshehja e një marrëveshje të tillë, kur kemi menduar se ka vetëm një marrëveshje paskan qenë dy, konsiderojmë që është shkelje flagrante që duhet të merren organet e drejtësisë. Dua të theksoj qëndrimin tonë për partneritet me NATO-n”, ka thënë Kurti./Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/2576925525768695/












