Kuçi: Qeverinë s’e votojmë, por në të ardhmen mund të votojmë gjëra që janë në interes të vendit

Deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë se partia e tij ka vendim opozitar që të mos e votojë Qeverinë Kurti. Mirëpo, ai ka thënë se në të ardhmen nuk përjashtohet që të votohen gjëra që janë në interes të vendit. “Është qëndrim opozitar dhe opozita natyrisht nuk do ta vtojë qeverinë, por kjo nuk […]
Deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë se partia e tij ka vendim opozitar që të mos e votojë Qeverinë Kurti. Mirëpo, ai ka thënë se në të ardhmen nuk përjashtohet që të votohen gjëra që janë në interes të vendit.
“Është qëndrim opozitar dhe opozita natyrisht nuk do ta vtojë qeverinë, por kjo nuk do të thotë se ato që janë në interest ë vendit në të ardhmen nuk do ta votojmë. Unë e kam provu edhe pozitën edhe opozitën, kushdo që është sot në pozitë duhet të përgatitet për pozitë e kushdo që është në pozitë mund të jetë në të ardhmen në opozitë”, ka thënë Kuci në një lidhje direkte me KTV-në./Periskopi/












