Kthehen zjarret në Australi, digjen mijëra hektarë pyje

Më shumë se 35 mijë hektarë pyje janë djegur të shtunën jo shumë larg kryeqytetit australian, Canberra, ndërsa zyrtarët u detyruan ta mbyllnin një autostradë të rëndësishme për shkak të rrezikut nga flakët. Banorët e disa zonave përreth kryeqytetit u paralajmëruan nga autoritetet se tashmë është shumë vonë për t’u larguar dhe se duhet të […]

Banorët e disa zonave përreth kryeqytetit u paralajmëruan nga autoritetet se tashmë është shumë vonë për t’u larguar dhe se duhet të përpiqen të kërkojnë strehim në këtë zonë, shkruan “BBC”.

Gjashtë zjarre afër rajonit New South Wales janë duke u përhapur në mënyrë të pakontrolluar, njoftuan zyrtarët, ndërsa meteorologët paralajmëruan mot të nxehtë dhe me erë gjatë fundjavës, duke e shtuar edhe më shumë rrezikun e përhapjes së flakëve.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, nga zjarret në vendin e largët kanë vdekur së paku 33 persona, janë shkatërruar mijëra shtëpi dhe janë djegur më shumë se 11 milionë hektarë sipërfaqe tokësore.

“Problemi që e kemi me zjarret është se ato vetë po i përcaktojnë kushtet e motit dhe bashkë me erën po forcohet intensiteti i flakëve”, tha komisionerja e shërbimeve emergjente, Georgeina Whelan.

Rreth 60 vatra të zjarrit po vazhdojnë të jenë aktive në rajonin New South Wales, ndërsa gjashtë prej tyre janë jashtë kontrollit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?