Kryeministrja serbe: Jam e gatshme të flasë edhe me Albin Kurtin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se është e gatshme që të ulet në tryezën e diskutimeve me Albin Kurtin, pasi sipas saj raportet Kosovë-Serbi dhe implementimi i marrëveshjeve të Brukselit kërkojnë bashkëpunim. E pyetur rreth raporteve që do t’i kenë me qeverinë e re të Republikës së Kosovës të përbërë nga LDK dhe […]

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se është e gatshme që të ulet në tryezën e diskutimeve me Albin Kurtin, pasi sipas saj raportet Kosovë-Serbi dhe implementimi i marrëveshjeve të Brukselit kërkojnë bashkëpunim.

E pyetur rreth raporteve që do t’i kenë me qeverinë e re të Republikës së Kosovës të përbërë nga LDK dhe Vetëvendosje, Brnabiq ka thënë se bashkëpunimi do të vret fillimisht nga ajo se si Prishtina do të trajtojë serbët në Kosovë.

“Jam e gatshme të flas me secilin, me qëllim të avancimit të pozitës së serbëve në Kosovë, përfshirë edhe Kurtin”, ka thënë Brnabiq, transmeton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se gjithmonë Serbia ka qenë e gatshme të flasë dhe të bashkëpunojë, përfshirë edhe temat e vështira.

Tutje ajo ka thënë se është e lumtur për unifikimin e serbëve në Kosovë dhe që Lista Serbe do t’i ketë 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Falë kësaj do të jemi faktor politik i fuqishëm në Kosovë sesa që kemi qenë më herët”, ka thënë Brnabiq.

Kryeministrja serbe ka thënë tutje se qeveria e re do të duhet të heq taksën dhe të përmbush obligimet që ndërlidhen me BE’në dhe CEFTA’n./GazetaExpress/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?