Kryebashkiaku italian ngjall dyshime në emision: I thonë të kontrollohet për koronavirus

“Më falni, jam pak i ftohur …”.Kështu e nisi fjalën e tij Angelo Chiesa, kryetari i bashkisë së Bertonico në provincën e Lodi, në Rai 2. Menjëherë të pranishmit në studio, e këshilluan që të vizitohet për të eleminuar çdo dyshim për një infeksion të mundshëm. Por pikërisht këtu habiti kryebashkiaku: “Unë isha thirrur të […]
“Më falni, jam pak i ftohur …”.Kështu e nisi fjalën e tij Angelo Chiesa, kryetari i bashkisë së Bertonico në provincën e Lodi, në Rai 2.
Menjëherë të pranishmit në studio, e këshilluan që të vizitohet për të eleminuar çdo dyshim për një infeksion të mundshëm.
Por pikërisht këtu habiti kryebashkiaku: “Unë isha thirrur të bëja një vizitë, por ajo u pezullua sepse nuk kishte tamponë”.
“Po si ka mundësi ju jeni dhe kryetar bashkie, takoni njerëz çdo ditë”, ishin reagimet në studio.
Kujtojmë se deri tani janë 205 raste të infektuar dhe 4 viktima./hapur/












