Kriza në veri 2011-13: Çka çoi në garancinë që Thaçi i dha KFOR-it?

Kriza në veri 2011-13: Çka çoi në garancinë që Thaçi i dha KFOR-it?

Së fundi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dërguar letra drejt krerëve të institucioneve në të cilat kërkon të analizohet një garanci që e kishte thënë presidenti Thaçi në vitin 2013 për Anders Fogh Rasmussenin, në atë kohë ish Sekretar Gjeneral i NATO-s. Por, çka çoi drejt asaj garancie? “Në emër të Qeverisë […]

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim KFOR-in. Kjo është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATOs të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitetin më të madh. “ – kishte shkruar z.Thaçi, në atë kohë kryeministër, në një letër dërguar z.Rasmussen.

Por, çka çoi drejt një garancie të tillë që e dha z.Thaçi?

Presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës në atë periudhë ishte shtuar shumë pas një operacioni që e kishte ndërmarrë FSK-ja bashkë me Policinë e Kosovës më 25 korrik të vitit 2011 në komunat e kontrolluara nga komuniteti serb në Veri të Kosovës, në përpjekje për të kontrolluar kalimet e kufijve administrativë të kufirit pa konsultimin e institucioneve të Kosovës.

BE-ja në atë kohë e kishte kritikuar ashpër Kosovën për provokim të njëanshëm të konfliktit.

Më 19 prill të vitit 2013, një marrëveshje ishte nënshkruar në Bruksel mes përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe të Serbisë.

Kryeministri Thaçi tha se qëllimi i operacionit policor kishte qenë “një hap konkret në vendosjen e rendit dhe ligjit në Veri të Kosovës.” Ai po ashtu shtoi se përgjatë bashkëpunimit me “komunitetin ndërkombëtar”… kushtetuta dhe sovraniteti i vendit tim janë të shenjta për mua dhe për bashkëvendësit e mi dhe shkojnë përtej çdo partneriteti apo miqësie ndërkombëtare.”

Më 3 gusht, ai kishte deklaruar se nuk do ta pranonte një marrëveshje mes KFOR-it dhe Serbisë që përfshinte bllokimin e rrugëve që kishte ndodhur nga serbët lokalë në veri të vendit.

Menjëherë më 26 korrik të vitit 2011, gjatë operacionit për të marrë postet e kufirit administrativ, Enver Zymberi, anëtar i Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, ishte vrarë nga një snajperist serb. Njëzet e pesë policë të tjerë ishin lënduar. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?