Krasniqi për Qeverinë Kurti: Erdhi dita për rehatimet e reja, erdhi dita për kapjen e re të shtetit

Frashër Krasniqi nga PSD’ja ia ka numëruar qeverisë Kurtit punësimet të cilat kjo qeveri i bëri vetëm për pak ditë. Ai përmes një statusi në Facebok thotë se “Erdhi dita për rehatimet e reja. Erdhi dita për kapjen e re të shtetit. Dhe ky është veç fillimi!” Ja statusi i plotë: Bilanci javor i Qeverisë […]
Frashër Krasniqi nga PSD’ja ia ka numëruar qeverisë Kurtit punësimet të cilat kjo qeveri i bëri vetëm për pak ditë.
Ai përmes një statusi në Facebok thotë se “Erdhi dita për rehatimet e reja. Erdhi dita për kapjen e re të shtetit. Dhe ky është veç fillimi!”
Ja statusi i plotë:
Bilanci javor i Qeverisë Kurti:
– Sami Uka, vëllau i deputetit të VV, Fitim Ukës punësohet tek ministri Arben Vitia,
– Gëzim Sveçla, djali i axhës së Xhelal Sveçlës, punësohet shofer i zv.kryeministrit Haki Abazi,
– Drilon Zyba, djali i axhës së Salih Zybës punësohet si asistent i ministres Rozeta Hajdari,
– Rinor Kastrati, vëllau i gruas së Lumir Abdixhikut, punësohet në kabinetin e kryeparlamentares V.Osmani,
– Izedin Bytyçi, njeriu i LDK-së që ia kishte punësuar Isa Mustafës gruan e djalit, dhe është dënuar për tentim-mashtrim ndaj shtetit, punësohet si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Lumir Abdixhikut,
– Me rregulloren re që e bëri Qeveria Kurti, kryeministri dhe zv.kryeministrat do të kenë 33 këshilltarë më shumë se në qeverinë e kaluar. Qeveria Kurti do të ketë gjithësej 199 këshilltarë!
Erdhi dita për rehatimet e reja. Erdhi dita për kapjen e re të shtetit. Dhe ky është veç fillimi!












