Krasniqi – Kurtit: Sakrifikove Kurban Konjufcën

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, tha se Albin Kurti nuk kursen as bashkëpunëtorët e tij më të afërt për të realizuar qëllimet e tij prej diktatori. Krasniqi tha se ashtu siç ka përdorur aktivistët e bashkëpunëtorët për ti nxjerrur në rrugë duke iu thënë se Kosova nuk është shtet, sot ai e ka bërë “Kurban […]
Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, tha se Albin Kurti nuk kursen as bashkëpunëtorët e tij më të afërt për të realizuar qëllimet e tij prej diktatori.
Krasniqi tha se ashtu siç ka përdorur aktivistët e bashkëpunëtorët për ti nxjerrur në rrugë duke iu thënë se Kosova nuk është shtet, sot ai e ka bërë “Kurban Konjufcën’, bashkëpunëtorin e tij më të afërt për të arritur qëllimet e tij politike.
“Nuk kurseu as bashkëpunëtorët e tij të afërm për ti bërë kurban për ti arritur qëllimet e tij. E bëri edhe ‘Kurban Konjufcën’, për të arritur qëllimet e tij politike që i ka ëndërruar me metodat më të pista”, tha Krasniqi.












