Kosovë, qytetarët kërkojnë masa shtesë ndaj coronavirusit

Kosovë, qytetarët kërkojnë masa shtesë ndaj coronavirusit

Qytetarët nuk e fshehin frikën nga përhapja e coronavirusit të ri edhe në Kosovë, pasi që i njëjti tashmë është konfirmuar se ka prekur njerëz në vende të ndryshme botërore. Shqetësimet janë rritur sidomos ditët e fundit, pas raportimit të rasteve në Itali. Në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me virusin e ri, […]

Në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me virusin e ri, i cili ka marrë edhe emrin zyrtar COVID-19, e që besohet se e ka origjinën në Kinë. Megjithatë shumë qytetarë mendojnë se të gjithë duhet t’i shtojnë masat për të parandaluar apo edhe përballuar një përhapje eventuale.

Gjatë ditës së martën, në Qendrën Klinike Universitare, u paraqitën tre raste të dyshuara me coronavirus. Por, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se analizat dolën negative për koronavirusin e ri.

Antigona Kuqi, qytetare nga Prishtina, thotë se nuk e di nëse institucionet gjegjëse janë mjaft të përgatitura në rast të shfaqjes së këtij virusi në Kosovë.

“Ne në Kosovë, mendoj se gjendjen në spitale nuk e kemi edhe shumë të mirë. Kjo po më bën të ndjehem e pasigurt pasi që virusi ka arritur në Itali dhe mendoj se shumë shpejtë do të ketë edhe në Shqipëri, çka më shkakton frikë se do të vjen pastaj edhe te ne”, thotë Kuqi.

“Unë për vete udhëtoj me trafik urban, çka më bën të jem në kontakt me shumë njerëz dhe kjo po më shkakton frikë. Si qytetare do të doja ta di çfarë masa kanë ndërmarrë qeveria dhe institucionet tjera”, thotë ajo.

Edhe një tjetër qytetare, Valdete Hamiti, thotë se nuk është e sigurt nëse institucionet shëndetësore janë të përgatitura për menaxhimin e virusit në rast të shfaqjes së tij në vend.

“Unë si qytetare jam e shqetësuar me përhapjen e coronavirusit të ri në botë, pasi që mendoj se në Kosovë nuk kemi kushte për ta trajtuar. Edhe pse institucionet po thonë se nuk është alarmante dhe është në kontroll gjithçka, prapë është ajo frika se a kemi kushte që të mbrohemi dhe të trajtohemi”, tha ajo.

Ndonëse në Prishtinë shumë pak njerëz mund të shihen rrugëve me maska mbrojtëse, si një prej masave kundër përhapjes së virusit, në disa barnatore thonë se qysh tash vërehet se ka mungesë të maskave, meqë nga dita e hënë, kur edhe dyshohej për një rast me koronavirus në Kosovë, kërkesat për maska u rritën shumë.

Farmacistja, Mirlinda Gashi, thotë se aktualisht në barnatoren ku ajo punon, nuk ka maska për shitje.

Ndërkaq çmimi nga 0.5 centë sa kishte qenë më herët, tani është rritur në 0.10 centë, për shkak të kërkesave të mëdha.

“Vetëm sot nuk ka maska. Deri dje kemi pasur në shitje. Dje ka qenë kërkesë më e madhe se ditëve paraprake”, tha Gashi.

“Maskat që ne i kemi janë të thjeshta dhe munden të të mbrojnë nga personi i infektuar, në mënyrë që të mos bartet ndonjë baktere”, thekson ajo.

Izet Sadiku, infektolog, tha se Klinika Infektive tashmë është e gatshme të pranojë persona të prekur me coronavirusin e ri, ku siç thotë ai, në bazë të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tashmë ekziston edhe reparti i izoluar.

“Duke e pasur parasysh përhapjen e coronavirusit, konsiderohet se edhe Kosova është një vend me rrezikshmëri. Mënyra e përhapjes së sëmundjes dhe manifestimet e sëmundjes klinike, që ngjajnë me grip të zakonshëm, na ka shtyrë që ne t’i ndërmarrim masa për pranimin e rasteve”, thotë Sadiku.

“Ne kemi pasur disa raste të dyshuara, por që kanë rezultuar negative”, thekson infektologu Sadiku.

Sipas tij, një çështje shumë e rëndësishme është që të mos krijohet panik dhe të ndiqen hapat e Institutit të Shëndetit Publik, pasi që vdekshmëria nga kjo sëmundje, thotë Sadiku, është e ulët dhe shkon deri në 3 për qind.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Arben Vitia tha se edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë, “Adem Jashari”, i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të kontrolluar qytetarët që vijnë nga jashtë.

Ai tha se në këtë aeroport ka staf shëndetësor.

“Plani strategjik është aprovuar javën e kaluar dhe qysh sot kemi filluar me takime, edhe natyrisht me veprimet të cilat ndërlidhen me ministritë e tjera. Jemi duke punuar që të ndërmerren të gjitha masat”, u shpreh ministri Vitia.

Mbi 2,600 njerëz kanë vdekur në Kinë nga ky virus, që u paraqit për herë të parë. Numri i rasteve të prekura në botë ka kaluar tashmë 80,000.

Italia është vendi me më së shumti persona të prekur me këtë virus në Evropë, derisa ditën e martë është konfirmuar edhe një rast me coronavirusin e ri në Kroaci.

Shenjat kryesore të infektimit me coronavirus janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për pandemi të mundshme. /rel/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?