Kosovari Sami Musa zgjidhet deputet në Parlamentin e Hamburgut

Kosovari Sami Musa zgjidhet deputet në Parlamentin e Hamburgut

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, Sami Musa bëhet deputeti i parë me origjinë shqiptare në Parlamentin e Hamburgut. 35-vjeçari është një afarist i njohur në Hamburg. Sami Musa ka kandiduar në listën e Partisë Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e së dielës (23 shkurt) ka fituar më […]

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, Sami Musa bëhet deputeti i parë me origjinë shqiptare në Parlamentin e Hamburgut. 35-vjeçari është një afarist i njohur në Hamburg.

Sami Musa ka kandiduar në listën e Partisë Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e së dielës (23 shkurt) ka fituar më shumë se 39% të votave dhe ka zënë vendin e parë në këtë qytet/land. Në këtë mënyrë, SPD do të mbetet në pushtet, ndonëse ka shënuar një rënie te votave prej më shumë se 6%.

Por partneri i deritanishëm i SPD në koalicion, ekologjistët, kanë dyfishuar numrin e votave (me mbi 24%) dhe në këtë mënyrë, sipas të gjitha gjasave, jo vetëm që do të vazhdojnë qeverisjen e përbashkët, por do të forcojnë pushtetin. Pjesë e pushtetit do të jetë pra edhe deputeti i ri me origjinë nga Kosova, Sami Musa.

Lajmin për fitoren e Sami Musës e ka konfirmuar për Deutsche Ëellen babai i tij Xhelil Musa, një afarist i kahershëm në Hamburg.

Më vonë të gjithë zgjedhësit ka falënderuar edhe vet Sami Musa, i cili premton realizimin e objektivave të premtuara gjatë fushatës elektorale. “Po i kam fituar 3661 vota dhe besoj se jam brenda në parlamentin e Hamburgut”, konfirmon Sami Musa.

Deputeti i ri i Hamburgut ka falënderuar të gjithë ndihmësit dhe zgjedhësit, me fjalët se “votuesit janë angazhuar për demokraci”, ndërsa ai premton se do të angazhohet me të gjitha mjetet për realizimin e premtimeve dhe vlerave demokratike.

Lajmin se Sami Musa do të jetë pjesë e parlamentit të Hamburgut e kanë publikuar jo vetëm familja e tij, por edhe mediat gjermane.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?