Koronavirusi s’njeh deputetë as viza – Polemika live mes infektologut dhe deputetes kosovare

Kryetarja e komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, njëherit edhe deputete Albena Reshitaj, në Info Magazinë tha se nuk është në dijeni sa është investuar të kaluarën për çështjen e koranvirusit. “Nuk e di sa kemi investu të ne të kalumen për me qenë të gatshëm me përballu”, tha ajo në debat. Ndaj kësaj deklarate […]
Kryetarja e komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, njëherit edhe deputete Albena Reshitaj, në Info Magazinë tha se nuk është në dijeni sa është investuar të kaluarën për çështjen e koranvirusit.
“Nuk e di sa kemi investu të ne të kalumen për me qenë të gatshëm me përballu”, tha ajo në debat.
Ndaj kësaj deklarate ka replikuar infektologu Valbon Krasniqi duke thënë se ky virus nuk njeh deputetë e as viza.
“Ai virusi nuk njeh deputetë, as viza, ndoshta kur ne po flasim ai veç ka hyrë në Kosovë por sigurojmë qytetarët se do te marrin trajtimin e duhur për çfarëdo simptome që kanë”, ka shtuar – infektologu Krasniqi/Periskopi












