Koronavirusi, shënohet viktima e katërt në Itali

Është shënuar viktima e katërt nga koronavirusi në Itali, kurse e treta në Lombardi. Siç raporton agjencia italiane e lajmeve “Ansa” bëhet fjalë për një burrë 84-vjeçar që u shtrua në një spital në Bergamo. Ai ishte “një person i moshuar me sëmundje të tjera”, shpjegoi presidenti i Lombardisë duke shtuar se numri i personave […]
Është shënuar viktima e katërt nga koronavirusi në Itali, kurse e treta në Lombardi.
Siç raporton agjencia italiane e lajmeve “Ansa” bëhet fjalë për një burrë 84-vjeçar që u shtrua në një spital në Bergamo.
Ai ishte “një person i moshuar me sëmundje të tjera”, shpjegoi presidenti i Lombardisë duke shtuar se numri i personave të infektuar në rajon është rritur në 165.
“Situata është se numri i të infektuarve është duke u rritur: janë rreth 150”, tha presidenti i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana për Rtl.
“Le të presim, të shohim rezultatet e masave të marra dje që do të japin një kontribut në ngadalësimin dhe ndalimin e virusit. Askush – shtoi ai – nuk mendoi se përhapja ishte aq agresive”. ”
Komisioni i BE-së ndan 230 milionë për të ndihmuar luftën globale kundër përhapjes së koronavirusit.
Numri i të vdekurve nga ky virus në botë ka arritur në 2619 ku shumica nga viktimat janë në Kinë.












