Koronavirusi në Itali filloi nga një 38-vjeçar, askush nuk e di se si

Koronavirusi në Itali filloi nga një 38-vjeçar, askush nuk e di se si

Numri i të infektuarve me coronavirus në Itali ka shkuar në mbi 100, kurse vetëm në Lombardi janë të paktën 90 të prekur me këtë virus. Deri më tani kanë humbur jetën katër persona, kurse dy janë identifikuar – një 78-vjeçar nga Veneta dhe një grua 77-vjeçe nga Lombardia Për shkak të situatës së re […]

Numri i të infektuarve me coronavirus në Itali ka shkuar në mbi 100, kurse vetëm në Lombardi janë të paktën 90 të prekur me këtë virus.

Deri më tani kanë humbur jetën katër persona, kurse dy janë identifikuar – një 78-vjeçar nga Veneta dhe një grua 77-vjeçe nga Lombardia

Për shkak të situatës së re të krijuar dhjetëra qytete janë futur në izolim total, kështu shumë rrugë sot janë parë totalisht të zbrazëta.

Shkollat dhe marketet nuk do të punojnë, e autoritetet lokale këshillojnë qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, e të gjithë ata që nuk i përmbahen rregullave do të arrestohen. Nëse është e nevojshme raportohet se do të asiston edhe ushtria.

Autoritetet në Lombardi kanë njoftuar se shumica e rasteve me coronavirus në këtë rajon mund të trajtohen deri të italiani 38-vjeçar i cili është personi i parë i infektuar dhe që nuk kishte udhëtuar në Kinë, por që mbetet mister se si është infektuar.

Kryetari i komunës së Milanit, qendrës emergjente në Itali dhe njëherit të rajonit të Lombardisë, ka mbyllur të gjitha zyrat. Masat e izolimit janë më të theksuara në Kodonja, qyteza që po konsiderohet si epiqendra e zgjerimit të coronavirusi në veri të Italisë.

“Është një qytet fantazmë, është diçka e tmerrshme. Qytetarët janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, askush nuk rrugë nuk po del”, ka deklaruar Paola banore e kësaj qyteze.

Edhe stacionet e transportit publik janë braktisur, askush nuk po priste trenat apo autobusët. Vetëm një barnatore ka mbetur e hapur.

“Të gjithë po frikësohemi, por shpresojmë se do të bëhet mirë”, ka deklaruar pronarja e barnatores Rosa Kavali, duke shtuar se maskat mbrojtëse që i ka pasur i ka shituar disa ditë më parë, kurse sipas saj në masë të madhe po kërkohen nga klientët materiet dezinfektuese, alkooli dhe zbardhuesi. /telegrafi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?