Koronavirusi: Konfirmohet viktima e dytë në Francë

Evropa është vënë në alarm nga përhapja e shpejtë e koronavirusit. Autoritetet franceze sot e konfirmuan vdekjen e dytë, ndërsa ekziston frika se numri i personave të infektuar në Itali mund të vazhdojë të rritet. Zyrtarët francezë njoftuan se një burrë 60-vjeçar vdiq gjatë natës pasi u dërgua në gjendje të rëndë në një spital […]
Evropa është vënë në alarm nga përhapja e shpejtë e koronavirusit. Autoritetet franceze sot e konfirmuan vdekjen e dytë, ndërsa ekziston frika se numri i personave të infektuar në Itali mund të vazhdojë të rritet.
Zyrtarët francezë njoftuan se një burrë 60-vjeçar vdiq gjatë natës pasi u dërgua në gjendje të rëndë në një spital të Parisit.
Viktima e parë në Francë ishte një 80-vjeçar kinez.Ndryshe, qeveria greke ka njoftuar se do t’i mbyllë shkollat, kishat, kinematë dhe sallat e sporteve, nëse konfirmohen raste të koronavirusit në territorin e saj.Italia është shteti më i goditur nga koronavirusi në Evropë deri më tash.
Aty janë regjistruar 11 vdekje dhe 322 raste të infektimeve, shkruan “Daily Mail..Personat që më parë kishin qenë në Itali tashmë e kanë përhapur koronavirusin edhe në shtete të tjera, përfshirë Austrinë, Kroacinë, Zvicrën, Gjermaninë, Francën, Spanjën dhe Algjerinë.Frikë për numër të madh të personave të infektuar ekziston edhe në Britaninë e Madhe për shkak të vizitës së shtetasve britanikë në Itali gjatë pushimeve dimërore.Deri më tash, më shumë se 81 mijë persona janë infektuar me virusin e ri në mbarë botën, ndërsa gati 2800 kanë vdekur.












