Koronavirusi: Infektiva në QKUK ka vetëm 130 shtretër, por infektologu kosovar ka një lajm të mirë

Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për koranvirusi ku në QKUK janë duke u pritur rezultatet për tre persona që dyshohet për koranvirus. Infektologu Krasniqi tha se klinika e tyre ka vetëm 130 shtretër dhe se në raste se numri i fluksit rritet në të klinikë është mirë të koordinohemi së bashku të gjitha institucionet, përcjell […]
Infektologu Krasniqi tha se klinika e tyre ka vetëm 130 shtretër dhe se në raste se numri i fluksit rritet në të klinikë është mirë të koordinohemi së bashku të gjitha institucionet, përcjell Periskopi.
Megjithëse infektiva ka vetëm 130 shtretër, infektologu Valbon Krasniqi thotë se kjo klinikë ka marrë shume masa si ambulancat e veçanta, dhomat e izoluara etj.
“Në rast se paraqitet fluks i madh i pacientëve, nevojitet mobilizim më i madh i te gjitha institucioneve. Sëmundjet që përhapen përmes rrugëve ajrore është shumë e vështirë te parandalohen. Kapaciteti i Klinikës Infektive, kemi 130 shtretër në dispozicion. Derisa nuk kemi raste të konfirmuara, kemi bërë përgatitjet teknike: kemi bërë dhomat e izolimit, kemi bërë gati repartin. Një fakt i mirë është që koronavirusin e kalojnë në formë të lehtë ose mesatare të rëndë, ka rënë vdekshmëria”, ka thënë Krasniqi në Info Magazinë/Periskopi












