Konjufca dhe Cakaj: Nuk kursejmë asgjë për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar

Kosova dhe Shqipëria përkrahin kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në mbështetje të koalicionit të partive shqiptare në Luginë të Preshevës. “Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës”, thuhet në postimin […]
“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës”, thuhet në postimin e Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Evropë i Shqipërisë, Gent Cakaj.
“Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”.












