Komisioni i ri për Shëndetësi diskuton për koronavirusin

Komisioni i ri për Shëndetësi diskuton për koronavirusin

Në Kuvendin e Kosovës u konstituua Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj nga AAK-ja, tha se do të punojnë që ky komision të jetë shembull i bashkëpunimit në të mirë të qytetarit. “Duhet te jete shembull i mire i bashkëpunimit pa dallime partiake se prek qytetarin mirëqenien e tij. […]

Në Kuvendin e Kosovës u konstituua Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj nga AAK-ja, tha se do të punojnë që ky komision të jetë shembull i bashkëpunimit në të mirë të qytetarit.

“Duhet te jete shembull i mire i bashkëpunimit pa dallime partiake se prek qytetarin mirëqenien e tij. I kemi njerëzit të devotshëm të shëndetësisë. Mendoj që është fillim i mirë i një suksesi të mëtutjeshëm të këtij komisioni”, tha ajo.

Nënkryetari i komisionit nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli tha se edhe në mandatin e kaluar ky komision ka funksionuar mirë dhe kërkoi nga anëtarët e rinj që të vazhdojnë me trendin e njëjtë.

“Duke u bazuar në përvojën komisionit në mandatin e kaluar ku kemi pas debate e bashkëpunim kjo praktike, shpresoj të vazhdohet edhe në këtë mandat në të mirë të qytetarit e përmirësimit te kushteve të sistemit shëndetësor”, tha Avdyli.

Uran Ismajli, nga PDK-ja tha se të qenit ministër i Shëndetësisë për dy vjet, do t’i ndihmojë që të japë kontributin edhe në këtë komision.

“Për dy vite kam qenë ish ministër. arsyeja ime ka qenë të jap një kontribut në këtë komision . Mbetet me sfida !një sektor që na takon të gjithëve. Sëmundja s’ka librezë partiake. Ta gjejmë një frekuencë që mbajmë qeverinë përgjegjëse qoftë për të mirat apo të këqijat”, tha ai.

Edhe Laninotë Demi-Murtezi, nga VV-ja tha se  secili anëtar i këtij komisioni të zhvishet nga petku partiak dhe të jap kontribut në të mirën e qytetarëve.

“Keni mbështetje për të gjitha iniciativat e mira që synohen si komision të bëjmë më të mirën për qytetarët me e pakta qe ne premtojmë në fillim. Gatishmëria ime pa

ndonjë orar të caktuar për të avancuar punën e komisionit”, tha ai.

Anëtarët e këtij komisioni diskutuan edhe për Coronavirusin, ku thanë se duhet të ftohen në komision drejtuesit e institucioneve përgjegjëse, duke përfshirë edhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë për të dhënë informacione shtesë rreth situatës dhe parapërgatitjes kundër këtij virusi.

“Mbledhjen tjetër të vizitojmë QKUK, përgjegjësit IKShP-në dhe të rekomandojmë ministrin e Shëndetësisë dhe ministrinë e Jashtëm që të jenë të përgatitur”, tha kryetarja Albena Reshitaj.

“Brenda kësaj jave një takim me drejtorin e ShSKUK-së, IKShP-së, infektives dhe policisë kufitare dhe mundemi t’i ftojmë  në komision përpara vizitës”, tha Bekim Kamishi.

Ish-ministri Uran Ismaili tha se nuk është mirë që të shkohet atje për vizitë, për shkak të sigurshmërisë.

“S’na takon të futemi në ato ambiente nëse ka karantine, pjesën administrative po. Ish dashur të mendohet a ia vlen me thirr ministrinë apo vetëm institucionet tjera. Mos të anashkalojmë një të emëruar”, tha ai.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?