Komisioni Evropian premton strategji të re për luftimin e kancerit

Komisioni Evropian, deri në fund të këtij viti, do të paraqesë një strategji të re për luftimin e kancerit, tha të martën presidentja e këtij institucioni, Ursula von der Leyen. Ajo i bëri këto komente para Parlamentit Evropian, në Ditën Botërore të Kancerit. Komisioni Evropian vlerëson se ndikimi ekonomik i kancerit në Evropë është mbi […]

Ajo i bëri këto komente para Parlamentit Evropian, në Ditën Botërore të Kancerit.

Komisioni Evropian vlerëson se ndikimi ekonomik i kancerit në Evropë është mbi 100 miliardë euro në vit.

Nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm, rastet me kancer në BE do të dyfishohen gjatë 15 vjetëve të ardhshëm, duke prekur 40 për qind të njerëzve, paralajmëron Komisioni.

Strategjia e re e tij pritet të përfshijë hapa nga ndryshimi i mënyrës së jetesës deri te luftimi i ndotjes së ajrit, vaksinimi dhe diagnostikimi më i mirë.

Komisioni Evropian thekson se parandalimi do të jetë prioritet, sepse, sipas tij, 40% e rasteve me kancer dalin nga shkaqe që mund të shmangen.

Von der Leyen theksoi se skema e fundit e BE-së për parandalimin dhe zbulimin e kancerit daton që 30 vjet.

“Bota ka ndryshuar. Evropa ka ndryshuar. Dhe, numri i rasteve është fatkeqësisht në rritje”, tha von der Leyen, e cila ka humbur motrën e saj nga kanceri.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të BE-së, një rast i ri me kancer diagnostikohet në BE çdo nëntë sekonda, ndërsa sëmundja vret 1.3 milion njerëz në vit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?