Kështu mund ta parandaloni ngrirjen e veturës, bravave dhe dritareve

Kështu mund ta parandaloni ngrirjen e veturës, bravave dhe dritareve

I ftohti nuk është e thënë që patjetër të jetë i papërballueshëm dhe problemet me veturën e ngrirë mund të shmangen me ndihmën e disa mënyrave të cilat do të pengojnë që t’ju ngrijnë xhamat e veturës, bravat madje edhe dyert Nëse dëshironi që vetura të mos ju jetë e ngrirë, provoni disa nga këto […]

I ftohti nuk është e thënë që patjetër të jetë i papërballueshëm dhe problemet me veturën e ngrirë mund të shmangen me ndihmën e disa mënyrave të cilat do të pengojnë që t’ju ngrijnë xhamat e veturës, bravat madje edhe dyert

Nëse dëshironi që vetura të mos ju jetë e ngrirë, provoni disa nga këto mënyra.

Hapni me çelës dyert e veturës për disa sekonda

Kur të ngrijë brava e veturës, ajri juaj i ngrohtë mund ta shkrijë. Për ta drejtuar ajrin e ngrohtë në drejtim të bravës, përdorni një gyp të hollë apo një tub kartoni (të letrave të tualetit). Thjesht, mundeni edhe ta ngrohni çelësin me flakën e çakmakut, mirëpo këtë mënyrë aplikojeni vetëm te veturat e modeleve të vjetra, assesi te ato të cilat kanë bravë automatike qendrore.

Mund t’ju ndihmojnë edhe mjetet të cilat përmbajnë alkool, siç janë xheli për dezinfektim të duarve, me të cilin do t’i lyeni xhamat apo dyert.

Pengoni dyert nga ngrirja

Për të penguar ngrirjen mund t’ju shërbejë spreji për zierje. Lyeni pjesët e gomës të dyerve të veturës suaj me ndonjë mjet për zierje dhe kështu do të pengoni ngrirjen.

Dyert shpesh nuk mund të hapen sepse bora mbetet në këto pjesë, andaj shkrihen me rastin e ngrohjes së veturës edhe pas ngrirjes.

Që t’ju punojnë mirë fshesat e xhamave

Përdorni një palë çorape të vjetra që të mos ngrijnë fshesat e veturës suaj. Vetëm kalojini çorapet sipër fshesave, ndërkaq për më shumë siguri izoloni nga xhamat. Kështu do të jeni të sigurt që në mëngjes fshesat do të punojnë mirë.

Pengoni mjegullimin e xhamave

Mjegullimin e xhamave do ta shmangni duke i lyer me shkumë për rrojë nga ana e brendshme e xhamit. Bëni vetë mjetin kundër ngrirjes së xhamit të përparmë. Lëngu i cili nuk ngrin në të ftohtë është alkooli, andaj bëni një përzierje alkooli, lëngu për larje të xhamit të përparmë dhe sapuni të lëngët.

Kjo përzierje është e sigurt për veturën tuaj dhe kjo është e gjitha që ju duhet dimrit që vetura juaj të mos ju krijojë telashe.

Mos lejoni që t’ju ngrijnë dritaret

Nëse nuk dëshironi të shpenzoni para për lëngje të specializuara për dritare, atëherë përzierja e uthullës dhe e ujit do të jetë krejtësisht e mjaftueshme. Spërkatni me këtë lëng dritaret e veturës suaj në mbrëmje dhe në mëngjes do t’i gjeni pa akull.

Eliminoni lagështinë nga brendësia e veturës

Për këtë gjë mund të përdorni xhel silikoni të cilin shpesh e marrim me rastin e blerjes së ndonjë gjëje, mirëpo edhe pluhuri i salikonit për mace. Shtoni forcën tërheqëse. Qitni në gepek një apo dy thasë rërë në mënyrë që të shtoni forcë tërheqëse të veturës.

Vendoseni peshën në afërsi të rrotave

Mund të vendosni edhe kripë, prandaj në rast që do t’ju nevojitet do të mund ta qitni në rrugë dhe ta nxirrni veturën nga dëbora. Le t’ju jenë xhamat të pastër kur vozisni. Njëra ndër mënyrat që shpejt të pengoni mjegullimin e xhamave të veturës është që të hapni dritaret dhe të lini të hyjë brenda ajri i freskët.

Mënyra tjetër është që të aktivizoni klimën e veturës e cila do të ftohë dhe pengojë mjegullimin.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar