Kërcënon Erdogani: Nëse Siria nuk tërhiqet, do të përdorim forcën

Kërcënon Erdogani: Nëse Siria nuk tërhiqet, do të përdorim forcën

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan kërcënon të përdorë forcë kundër forcave siriane nëse nuk tërhiqen deri në fund të muajit në një armëpushim të rënë dakord më parë në veri të Sirisë. “Nëse regjimi nuk tërhiqet në zonën prapa posteve të vëzhgimit, Turqia do të detyrohet të marrë çështjet në duart e veta,” paralajmëroi […]

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan kërcënon të përdorë forcë kundër forcave siriane nëse nuk tërhiqen deri në fund të muajit në një armëpushim të rënë dakord më parë në veri të Sirisë.

“Nëse regjimi nuk tërhiqet në zonën prapa posteve të vëzhgimit, Turqia do të detyrohet të marrë çështjet në duart e veta,” paralajmëroi Erdogan ndërsa u drejtohej anëtarëve të partisë së tij pas një përplasjeje midis forcave turke dhe siriane në Siri të hënën, ku pati viktima në mesin e të dyja palëve, raporton AP.

Ai theksoi se aktualisht dy poste vëzhguese turke janë pas vijës së forcave të presidentit sirian Bashar al-Assadit.

Erdogan tha se ai i përcolli Putinit gjatë një bisede telefonike dje se “regjimi (Assad) duhet të tërhiqet pas (vijave të përcaktuara) nga memorandumi nga Soçi, prapa pozicioneve tona të vëzhgimit”.

Erdogan theksoi gjithashtu se Ankaraja i jep një rëndësi të veçantë miqësisë dhe bashkëpunimit me Moskën.

“Pritja jonë e vetme nga Rusia është të kuptojmë më mirë ndjeshmërinë e çështjes sonë në Siri. Unë i ndava me Putinin pritjet tona për Sirinë dhe Libinë (gjatë një bisede telefonike dje)”, tha Erdogan.

Që nga dhjetori, forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad kanë përparuar në provincën veriperëndimore të Idlib, fortesa e fundit e rebelëve. Turqia, e cila mbështet disa nga rebelët, ka dhjetëra poste vëzhgimi për ushtrinë e saj në Idlib, e cila kufizohet me Turqinë,

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë emergjente të enjten në lidhje me situatën në veriperëndim të Sirisë, me kërkesë të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës.

Idlib është rajoni i vetëm sirian ku ende zhvillohen luftime. Në vitin 2017, në këtë provincë u hap një zonë ku mbetën forcat kryengritëse dhe pjesë të grupeve terroriste që refuzuan të dorëzoheshin.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?