Katër të huaj erdhën në Kosovë nga Shqipëria – Nuk dihet nëse janë ata që takoi Blerim Latifi

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet që katër shtetas të huaj kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë dhe janë sulmuar fizikisht e plaçkitur nga persona të panjohur. Viktimat janë sulmuar nga pesë të dyshuar prej të cilëve raportohet se kanë vjedhur edhe para e telefona. Siç raporton më tej policia, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor nga […]
Viktimat janë sulmuar nga pesë të dyshuar prej të cilëve raportohet se kanë vjedhur edhe para e telefona.
Siç raporton më tej policia, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor nga mjekët tanë.
“Katër viktimat meshkuj shtetas të huaj, kanë raportuar se posa kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, pesë të dyshuar të panjohur i kanë grabitur para dhe dy telefona, si dhe i kanë sulmuar fizikisht. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
Ndryshe, dje edhe filozofi Blerim Latifi ka shkruar në profilin e tij në Facebook që i ka parë tre persona, njëri prej të cilëve kishte qenë i përgjakur – e të cilët kishin thënë se ishin portugezë. Sidoqoftë, Latifi i kishte paragjykuar se kishin qenë nga Siria e Iraku, duke u thelluar më pas në mendime mbi fatin e popujve të tyre.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast. /Periskopi












