Katastrofa gjinore: Më pak se 30 për qind gra në funksione të larta në Qeverinë Kurti

Vetëm pesë gra do të jenë në funksionet kryesore në Qeverinë e Republikës së Kosovës që përbëhet nga 18 qeveritarë. Kryeministër do të jetë Albin Kurti. Zv.kryeministër i parë do të jetë Avdullah Hoti, ndërsa zv.kryeministër i dytë do të jetë Haki Abazi. Kjo nënkupton se në tri funksionet kryesore qeveritare do të jenë tre […]
Kryeministër do të jetë Albin Kurti. Zv.kryeministër i parë do të jetë Avdullah Hoti, ndërsa zv.kryeministër i dytë do të jetë Haki Abazi.
Kjo nënkupton se në tri funksionet kryesore qeveritare do të jenë tre burra.
Ndërkohë, sa i përket ministrave ndarja gjinore është 30 për qind me 5 gra e 10 burra, shkruan Periskopi.
Por, përqindja e plotë e funksionarëve më të lartë qeveritarë gra del tepër e vogël, me më pak se 30 për qind të përfshirë në Qeverinë Kurti.
Ndërkohë, kjo përqindje është rritur nga znj.Emilja Rexhepi nga pakica joserbe duke u bërë gruaja e pestë në qeverisje në Qeverinë që do të drejtohet nga Albin Kurti.
Dy gratë e propozuara për ministre nga Vetëvendosje janë Albulena Haxhiu dhe Rozeta Hajdari ndërkohë që dy gratë e propozuara për ministre nga LDK janë Vlora Dumoshi dhe Hykmete Bajrami. /Periskopi












