Jahja Kokaj i VV-së mund të mos dijë shkrim-lexim në gjuhë amtare por pasuria e tij është përrallore

Jahja Kokaj bëri bujë në mediat sociale përmes një shkrimi në Facebook në të cilin Periskopi pati durimin t’i numëronte mbi 130 gabime drejtshkrimi, pa numëruar këtu gabime e turpshme në strukturimin e fjalive në gjuhën amtare. Por, duket se politikanët në Kosovë sa më shumë gabime drejtshkrimi bëjnë, aq më të pasur janë. Z.Kokaj […]
Por, duket se politikanët në Kosovë sa më shumë gabime drejtshkrimi bëjnë, aq më të pasur janë.
Z.Kokaj del se ka dy banesa në pronësi me sipërfaqe të përbashkët 119 metra katrorë, dy shtëpi në sipërfaqe prej 640 metrash katrorë dhe një dyqan të vogël prej 39 metrash katrorë, shkruan Periskopi.

Përveç kësaj, z.Kokaj ka edhe dy makina në vlerë të 16 mijë e 500 eurove, megjithëse njërën ia ka blerë të birit të tij me paratë nga të ardhurat mujore.
Por, z.Kokaj ruan para edhe në bankat e Kosovës. Vlera totale e deklaruar është 87 mijë euro.
Tashmë, burimeve të të ardhurave të tij do t’iu shtohet edhe paga nga taksapaguesit e Republikës së Kosovës duke qenë se u zgjedh deputet në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. /Periskopi












