Iu paralajmëruam: Dy qëndrime të ndërruara për një natë nga Kurti e që u parashikuan nga Periskopi

Periskopi ka paralajmëruar me 13 shkurt me anë të një artikulli ndryshimin e katër qëndrimeve të reja nga Albin Kurti, në vazhdën e ndryshimit të qëndrimeve që ka bërë kryeministri ditët, muajt dhe vitet e fundit. Këto katër qëndrime ishin: Reciprociteti, MiniShengeni, Energjia Elektrike e papaguar nga komuniteti serb në veri dhe zv.ministrat. Tashmë, Kurti […]
Këto katër qëndrime ishin: Reciprociteti, MiniShengeni, Energjia Elektrike e papaguar nga komuniteti serb në veri dhe zv.ministrat.
Reciprociteti kishte qenë epigrafi i fushatës elektorale të Kurtit sa i përket raporteve me ndërkombëtarët dhe Serbinë.
Por, Periskopi duke kuptuar logjikën e ndërrimit të qëndrimeve politike të Kurtit, kishte shprehur bindjen se Kurti nuk do ta vendoste reciprocitetin, për ta hequr më pas tarifën. Kjo gjë u realizua. Sidoqoftë, edhe një tjetër qëndrim raportohet se tashmë po ndërrohet.
Vetëvendosje dhe Kurti kishin protestuar ashpër në të kaluarën kundër kësaj politike të imponuar, por pasi u bë kryeministër, Kurti kishte deklaruar në emisionin Rubikon të KTV-së se “do ta shqyrtonte” një gjë të tillë.
Insajderi së fundi mori vesh se tashmë ishin ndarë 15 milionë euro për të paguar borxhin e pakicës serbe.
Dy qëndrimet e tjera të mbetura që nuk janë ndërruar ende, por që pritet të ndërrohen së shpejti, janë edhe ai për zv.ministrat numri i të cilëve pritet të shkojë mbi 35, dhe qëndrimi mbi Mini-Shengenin ose Shengenin Ballkanik, të cilin edhe pse e kishte kundërshtuar hapur, Kurti në fund do ta pranojë. /Periskopi/












