Ish këshilltari e qorton Kadri Veselin: Harroje UÇK-në, mos qit në foltore njerëz që s’dinë shkrim-lexim

Ish këshilltari e qorton Kadri Veselin: Harroje UÇK-në, mos qit në foltore njerëz që s’dinë shkrim-lexim

Ish këshilltari i Veselit dhe profesori i filozofisë, Blerim Latifi, duket se vazhdon të ruajë irritimin me disa nga deputetët e PDK-së pas humbjes së garës së brendshme partiake dhe dështimit për t’u bërë deputet në zgjedhjet e 6 tetorit. Z.Latifi ka deklaruar se shkaku për fitoren e Rugovës pas lufte ishte “arroganca e çlirimtarëve […]

Z.Latifi ka deklaruar se shkaku për fitoren e Rugovës pas lufte ishte “arroganca e çlirimtarëve pas lufte” ndërsa shkaku për fitoren e Kurtit ishte “korrupsioni i komandantëve pas pavarësisë”.

Ai ka kritikuar opozitarizmin e djeshëm nga PDK-ja, që vazhdonte të përmendte qëndrimet e shkelura nga lideri i Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.

“Lufta politike kundër tij nuk mund të bëhet me mjete të vjetra.” – thotë z.Latifi duke porositur më pas Veselin që të harrojë UÇK-në.

Si arsye për këtë ai ka përmendur ndërrimin e gjeneratave dhe faktin që “UÇK-ja” për shumë njerëz mund të përfaqësojë vetëm “një tregim nga e kaluara e baballarëve të tyre”.

Por, në fund Latifi ruan këshillën më të vlefshme për z.Veseli:

“Edhe një gjë tjetër : mos i bëni favore Kurtit, duke nxjerrë në foltorën e Kuvendit njerëz që kanë probleme elementare me shkrim leximin. Ata janë dhuratë për të.”

Më poshtë e keni statusin e plotë të tij:

Mund të bëjmë analiza pafund.Të gjejmë shkaqe pafund.Por, dy gjëra janë vetevidente: Arroganca e çlirimtarëve pas luftës, e solli Rugovën në pushtet, ndërsa korrupsioni i komandantëve pas pavarësisë e solli në pushtet Albin Kurtin. Lufta politike kundër tij nuk mund të bëhet me mjete të vjetra. Thirrja në UÇK nuk kryen më punë. Për tri arsye: e para, UÇK tash është vetëm histori. E dyta, në këto 20 vite pasluftës është abuzuar tej mase me emrin e saj. E treta, tanimë janë rritur disa gjenerata për të cilat UÇK-ja përfaqëson vetëm një tregim të baballarëve nga e kaluara e tyre.Lavdia e të kaluarës nuk mund t’i justifikoj gabimet e të tashmes dhe as të zëvendësoj shpresat për të ardhmen. Edhe një gjë tjetër : mos i bëni favore Kurtit, duke nxjerrë në foltorën e Kuvendit njerëz që kanë probleme elementare me shkrim leximin. Ata janë dhuratë për të.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?