Implantet e gjirit lidhen me një kancer të rrallë. Kërkohet tërheqja nga tregu

Implantet e gjirit lidhen me një kancer të rrallë. Kërkohet tërheqja nga tregu

Administrata Amerikane për Barnat dhe Ushqimet (FDA) i ka bërë thirrje prodhuesit të implanteve të gjirit Allergan të tërheqë nga tregu implantet me sipërfaqe poroze pasi janë lidhur me një lloj kanceri të rrallë. Në të gjithë botën janë raportuar 573 raste dhe 33 vdekje nga kanceri, ku 481 prej këtyre rasteve të diagnostikuara me […]

Administrata Amerikane për Barnat dhe Ushqimet (FDA) i ka bërë thirrje prodhuesit të implanteve të gjirit Allergan të tërheqë nga tregu implantet me sipërfaqe poroze pasi janë lidhur me një lloj kanceri të rrallë.

Në të gjithë botën janë raportuar 573 raste dhe 33 vdekje nga kanceri, ku 481 prej këtyre rasteve të diagnostikuara me kancer i janë atribuuar drejtpërdrejtë implanteve Allergan Biocell, thotë FDA. Nga 33 vdekjet, agjencia thotë se të dhënat e saj tregojnë se ky lloj implanti është përdorur në 13 prej rasteve, ndërkohë që në 12 prej tyre prodhuesi ka qenë Allergan.

Diana Zuckerman, studiuese që është marrë me sigurinë e implanteve të gjirit, e cilësoi heqjen e produkteve të Allergan si të pashmangshme.

“Ose kompania do të vendosë rregullisht që t’i heqë, ose FDA do ta detyrojë Allergan ta bëjë.”

Sëmundja është limfoma anaplastike me qeliza të mëdha, një lloj i rrallë kanceri i sistemit imunitar. Nuk është kancer gjiri, por zhvillohet në indin përreth implantit.

Nëse hiqet implanti dhe indi i dëmtuar, mund të kurohet kanceri, por nëse nuk zbulohet herët, mund të përhapet dhe shkaktojë probleme më të rënda, deri në vdekje. Zmadhimi i gjoksit është një nga ndërhyrjet kirurgjikale plastike më të përhapura në SHBA, ku më shumë se 300 mijë operacione janë kryer në vitin 2017, 3% më shumë se në vitin 2016.

Burimi: The New York Times 

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar