Idlibi i Sirisë goditet nga 200 sulme ajrore për tri ditë

Provinca që ende ndodhet nën kontrollin e opozitës siriane, Idlibi, është goditur nga 200 sulme ajrore gjatë tri ditëve të kaluara. Këto sulme kanë ndikuar që 700 mijë civilë të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë drejt kufirit me Turqinë. James Jeffrey, i dërguari special amerikan në Siri, tha se sulmet ajrore në […]
James Jeffrey, i dërguari special amerikan në Siri, tha se sulmet ajrore në pjesën veriperëndimore të Idlib-it janë kryer kryesisht kundër civilëve, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Punëtorët e ekipeve emergjente dhe një vëzhgues i luftës thanë se në mesin e shënjestrave të këtyre sulmeve ishin edhe një spital dhe një furrë në qytezën Ariha, ku mbetën të vrarë 11 të vrarë.
Sulmet e kryera nga forcat e Assad-it dhe forcat aleate ruse në ditët e fundit i kanë goditur edhe rrugët e mbushura me civilë, të cilët po përpiqen të largohen drejt pjesës veriore.
Dhuna në këtë rajon ka bërë që Turqia ta kërcënojë regjimin e Assad-it dhe aleatëve të tij, nëse ofensiva vazhdon.
Sidoqoftë, Rusia ka thënë se forcat e saj janë duke i respektuar plotësisht detyrimet që i kanë në Idlib.












