Ia huq nënkryetarja e Kuvendit, e rritë numrin e votave për Kurtin

Kryesuesja e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci gjatë votimit të Qeverisë Kurti ia ka huqur numërimit të votave, shkruan Periskopi. Fillimisht Nagavci tha se Qeveria Kurti u votua me 86 vota dhe 10 abstenime, por krejt në fund të seancës pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit të ri, Albin Kurti, Nagavcit […]
Fillimisht Nagavci tha se Qeveria Kurti u votua me 86 vota dhe 10 abstenime, por krejt në fund të seancës pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit të ri, Albin Kurti, Nagavcit iu kujtua që ishin vetëm 66 vota për dhe 10 abstenime dhe jo 86 siç tha në fillim.
“Për hirë të çështjeve procedurale më duhet ta përsërisë që Qeveria Kurti u votua nga 66 vota për dhe 10 abstenime”, tha ajo duke e përmirësuar gabimin.












