Haziri: Deri të hënën nuk do të ndalen përpjekjet tona për të përfunduar këtë marrëveshje

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka folur para mediave pas takimit që ka pasur partia e LDK’së. Haziri tha se ende ka nevojë për të diskutuar në mes të këtyre dy partive. Ai tha se dëshirojnë balancim politik në Kuvend. Tutje Haziri theksoi se do të bëjnë përpjekje deri të hënën për të arritur një […]
Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka folur para mediave pas takimit që ka pasur partia e LDK’së.
Haziri tha se ende ka nevojë për të diskutuar në mes të këtyre dy partive.
Ai tha se dëshirojnë balancim politik në Kuvend.
Tutje Haziri theksoi se do të bëjnë përpjekje deri të hënën për të arritur një marrëveshje, përcjell Periskopi.
“Finalizimi i marrëveshjes bie mbi dy supet e dy liderëve. Edhe më tutje kemi nevojë me diskutu që negociatat, që me pas përfaqësim të barabarta në Kuvend. Ende nuk është diskutu. LDK ka tregu afinitet që me ofru edhe kompromise. Takimet nuk janë ndërpre asnjëherë. Takime nuk janë të paralajmëruar. Deri të hënën nuk do të ndalen përpjekjet tona me mbërri këtë qëllim”, tha Haziri para mediave/Periskopi












