Harrojini vitet ’90, trendet e bukurisë tani vijnë nga një dekadë më e vjetër

Harrojini vitet ’90, trendet e bukurisë tani vijnë nga një dekadë më e vjetër

Jemi mësuar me idenë se çdo gjë që lidhet me modën rikthehet në kohë. Tani është koha për modën e viteve ’60-të.  E dini se cilat janë disa nga trendet më të mëdha të bukurisë për këtë pranverë? 1 1. Flokë të kapura gjysmë- lart Ky model është parë fillimisht tek Brigitte Bardot, ku anët […]

Jemi mësuar me idenë se çdo gjë që lidhet me modën rikthehet në kohë. Tani është koha për modën e viteve ’60-të.  E dini se cilat janë disa nga trendet më të mëdha të bukurisë për këtë pranverë?

1

1. Flokë të kapura gjysmë- lart
Ky model është parë fillimisht tek Brigitte Bardot, ku anët e flokëve ishin të lidhura mbrapa. Për t’i dhënë Shailene Woodley një pamje të ngjashme, stilistja e flokëve ,Keith Carpenter, i dha volum flokëve të saj përmes një shampoje të thatë.

2

2. Qerpikë si të kukullave Barbie
Për të arritur këtë pamje ju duhet që të zgjasni qerpikët lart dhe poshtë syrit. Por kini parasysh që qerpikët e poshtëm mund t’i bëni duke i vizatuar në lëkurë. Artisti i kozmetikës, Jo baker, imitoi efektin duke bërë këtë ‘vizatim’ me penel të zi nën sytë e Lucy Boynton me anën e një furçeje.

3

3. Buzë të zbehta
Kur Tippi Hedren u shfaq në ekran me buzë të lyera në rozë të lehtë të shkëlqyeshme në 1963, të gjitha vajzat kuptuan se kjo do t’i bënte ato të dukeshin sexy dhe të buta.

4

4. Flokë të hedhura mbrapa
Gjatë viteve ’60-të, hedhja e flokëve mbrapa ishte një pamje e mirë, të paktën për flokun tuaj, siç vërtetoi edhe Lauren Hutton, dhe është një model i preferuar edhe për Olivia Culpo-n.

5

5. Tonet pastel tek sytë
Një make up të tillë e provoi për herë të parë Marisa Berenson. Për t’i bërë sytë e saj të dukeshin më të mëdhenj dhe më të bardhë, artisti i make up-it, Shannon Pezzeta, aplikoi ngjyrë blu në kapakun e syve deri tek vetullat e saj.

6

6. Fund i kthyer i flokëve
Nuk kishte shprehje të tipit: “ U zgjova me flokët kështu” në kohën e Sharon Tate. Fundet e kthyera ju japin një pamje lakatare dhe stilisti, Harry Josh, pëlqen t’i kombinojë ato me ndarjen e flokëve në mes.

7

7. Rrathët e flokëve
Catherine Deneuve zgjodhi që flokët e saj me volum t’i shoqëronte me një rreth që i jepte pamjen e një vajze të vogël të lezetshme.

8

8. Sy si të maces (cat eye)
Legjenda, si Sophia Loren, i hapi rrugë kësaj teknike, dhe pothuajse çdo yll e kopjon atë sot. Peneli i zgjatur të jep përshtypjen e qerpikëve të plotë dhe të syve të gjerë, gjë që të bën të dukesh flirtuese në një mënyrë të pafajshme.

9

9. Mollëza të theksuara
Jane Birkin ishtë një ndër vajzat që në vitet ’60 donin një pamje të freskët dhe make up natyral. Theksimi i mollëzave ende mbetet një ndër mënyrat më të mira për të shkëlqyer dhe për ta bërë make up-in tuaj të duket i freskët.
Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar