Haradinaj: Të zbardhet sa më shpejtë vrasja e Qerim Kelmendit

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së sotme në Pejë të Qerim Kelmendit. Haradinaj tha se me pikëllim e ka marrë lajmin për vrasjen e luftëtarit të orëve të para të lirisë. Ai bën thirrje që organet e drejtësisë ta zbardhin rastin. Reagimi i Haradinajt në Facebook Sot me pikëllim morëm lajmin […]
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së sotme në Pejë të Qerim Kelmendit.
Haradinaj tha se me pikëllim e ka marrë lajmin për vrasjen e luftëtarit të orëve të para të lirisë.
Ai bën thirrje që organet e drejtësisë ta zbardhin rastin.
Reagimi i Haradinajt në Facebook
Sot me pikëllim morëm lajmin për vrasjen e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi. Familjes dhe bashkëluftëtarëve u shprehi ngushllimet e sinqerta. Iu bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin.












